Florian Marku zbulon se kur do jetë dueli i ardhshëm

Florian Marku po i bën vend vetes së tij në arenat e rëndësishme të boksit. Boksieri shqiptar ruajti rekordin e tij me tetë ndeshje i pamposhtur. Marku fitoi përleshjen me Rylan Charlton pak ditë më parë, duke detyruar kampin kundërshtar të hedhë peshqirin në ring në raundin e tetë, njofton Insajderi.

VIDEO:

Sportisti 28 vjeçar ka njoftuar sot se dueli i radhës për të do të jetë në verë. Florian Marku lajmëron se sfida e ardhshme për të do të jetë një ngjarje e madhe, duke premtuar kështu spektakël në ring për të gjithë mbështetësit e tij.

“Dueli im i radhës këtë verë do të jetë një ngjarje e madhe dhe të gjithë jeni të ftuar”, njofton Florian Marku përmes llogarisë së tij zyrtare në “Twitter”. /Insajderi.com