Fluturakja që u ul në Mars ka të shkruar një mesazh të fshehur dhe internetit nuk iu desh shumë kohë për ta zbuluar

Parashuta që ndihmoi Rover Perseverance të NASA-s të zbarkonte në mars javën e kaluar u shpalos për të zbuluar disa paterna në dukje shumë të zakonshme të ngjyrave. Por, kjo nuk është e tëra: Zyrtarët e NASA-s më vonë thanë se ai përmbante një mesazh të fshehur të shkruar në kodin binar kompjuterik, shkruan The Verge, transmeton Insajderi.

VIDEO:

Mendjemprehtit e internetit ç’koduan mesazhin brenda disa orësh. Në parashutë shkruhej “Guxoni gjëra të mëdha” në unaza koncentrike.

Thënia është motoja e ekipit të Këmbënguljes dhe është gjithashtu e stampuar në muret e Kontrollit të Misionit në Laboratorin e Jet Propulsionit të NASA-s (JPL), selia e Kalifornisë Jugore të ekipit të misionit. /Insajderi.com