Fonseca deklarohet pas shkarkimit nga Roma

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca largohet nga klubi pas fushatës aktuale.

Giallorossët konfirmuan se trajneri nuk do të qëndrojë përtej sezonit, me skuadrën aktualisht që gjendet në vendin e shtatë në Serie A dhe me humbje turpëruese 6-2 ndaj Manchester United në Ligën e Evropës.

Fonseca arriti në korrik të vitit 2019 dhe 48-vjeçari ndihmoi La Lupan të futej në vendin e pestë në Serie A dhe në raundin e 1/8 së Ligës së Evropës në sezonin e kaluar.

VIDEO:

Ai ka tentuar të plasojë skuadrën në top katërshe në këtë edicion, mirëpo ishte e vështirë, derisa janë aktualisht në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Evropë për klube.

“Në këto dy vjet kemi përjetuar ulje dhe ngritje”, ka thënë trajneri në faqen zyrtare të klubit. “Por, unë gjithmonë kam dhënë më të mirën time për këtë klub dhe për këtë qytet, i cili më ka mirëpritur shumë mirë”.

“Unë dua të falënderoj të gjithë tifozët e Romës, njerëzit që punojnë me ne në Trigoria, lojtarët, ata që na kanë mbështetur në këtë rrugë, në veçanti Dan dhe Ryan Friedkin për mbështetjen e tyre të vazhdueshme që kur ata mbërritën dhe Tiago Pinto, profesionistë të shkëlqyeshëm, të cilëve ju uroj më të mirën në rrugën me këtë klub”.

“Ne ende kemi lojëra shumë të rëndësishme për të fituar këtë sezon dhe ne do të japim më të mirën tonë, si gjithmonë. Faleminderit, Romë”, ka shtuar më tej Fonseca. /Telegrafi/

The post Fonseca deklarohet pas shkarkimit nga Roma appeared first on Telegrafi.