Formacione zyrtare: Republika e Çekisë – Shqipëria: Reja me disa ndryshime

Shqipëria luan sot testin e dytë miqësor, ku do të përballet me Republikën Çeke.

Trajneri Edy Reja ka vendosur të vijë me ndryshime në formacion për këtë takim.

Në ndryshim nga ndeshja me Uellsin, nga minuta e parë sot do të jetë Lorenc Trashi në krahun e majtë, ndërsa krahu djathtë i përket Federic Veselit.

VIDEO:

Gjithashtu mesfusha do të ketë më tepër fantazi, teksa titullar është vendosur të nisë edhe Sherif Kallaku.

Në portë do të jetë sërish Selmani, ndërsa në mesfushë mbesin Amir Abrashi dhe Keidi Bare.

Në sulm luajnë Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj.


Çekia:  Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Kral, Suocek, Masopust, Darida, Jankto, Schick.

Shqipëria: Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Çikalleshi, Manaj.


/Telegrafi/

The post Formacione zyrtare: Republika e Çekisë – Shqipëria: Reja me disa ndryshime appeared first on Telegrafi.