Formacionet zyrtare: Bayern Munich me shumë mungesa ndaj Eintracht Frankfurtit

Bayern Munichu do të jetë mysafir i Eintracht Frankfurtit në takimin që luhet në kuadër të javës së 22-të në Bundesliga.

Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 15:30 në stadiumin ‘ Deutsche Bank Park’.

VIDEO:

Për këtë takim, Eintrachti do të jetë pa Durm që është i lënduar dhe Sow që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Bavarezët do të kenë mungesa të shumta si Douglas Costa, Timothy Kouasssi, Nubel, Benjamin Pavard, Tilman dhe Corentin Tolisso që janë lënduar, derisa Thomas Muller është i sëmurë.

Formacioni startues i Eintracht Frankfurtit: Trapp, Ndicka, Jovic, Kostic, Hinteregger, Kamada, Rode, Toure, Hasebe, Younes, Tuta.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Sule, Kimmich, Lewandowski, Sane, Chupo-Moting, Davies, Roca, Alaba, Coman. /Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Bayern Munich me shumë mungesa ndaj Eintracht Frankfurtit appeared first on Telegrafi.