Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Juve në duelin për pozitën e parë në grup

Në Stamford Bridge zhvillohet ndeshja e raundit të pestë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Juventusit.

Zonja e Vjetër është lider i Grupit H dhe e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales, ndërsa në rast të barazimit ose fitores do ta sigurojë edhe pozitën e parë në grup.

Blutë duhet të nxjerrin rezultat pozitiv (barazim ose fitore) që ta sigurojnë kualifikimin, ndërsa me fitore do të mbesin në garë edhe për pozitën e parë në grup.

VIDEO:

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Massimiliano Allegri do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Chalobah, Thiago Silva, Rudiger; James, Kanté, Jorginho, Chilwell; Pulisic, Hudson-Odoi; Ziyech.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, McKennie, Locatelli, Rabiot; Chiesa, Morata.

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Juve në duelin për pozitën e parë në grup appeared first on Telegrafi.