Formacionet zyrtare: Shqipëria luan për fitore ndaj San Marinos

Shqipëria ka udhëtuar në San Marino për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Në dy ndeshjet e para, Kuqezinjtë regjistruan një fitore (1-0 ndaj Andorrës) dhe një humbje (2-0 nga Anglia), ashtu që qëndrojnë në kuotën e tri pikëve dhe do ta kërkojnë triumfin në këtë takim.

Ekipi nikoqir i ka zhvilluar dy ndeshje dhe të dyja i ka humbur (5-0 nga Anglia dhe 3-0 nga Hungaria).

VIDEO:

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja dhe homologu i tij te San Marino, Franco Varrella, i kanë përgatitur njëmbëdhjetëshat, të cilët do ta nisin sfidën.

Formacioni startues i San Marinos:…

Formacioni startues i Shqipërisë:…

(Foto: uefa.com)

Ndeshja zhvillohet në Stadio Olimpico San Marino me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Shqipëria luan për fitore ndaj San Marinos appeared first on Telegrafi.