Formohet Grupi punues për raportin financiar të RTK-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka formuar të mërkurën Grupin Punues për përcaktimin e formatit të raportit financiar të Radio Televizionit të Kosovës, njofton Insajderi.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja, ka thënë se ky grup punues ka afat një muaj që të dalë me një version final për raportin financiar të RTK-së.

VIDEO:

Pesë anëtarët e zgjedhur janë Yllza Hoti, Visar Korenica, Verica Ceranić, Mergim Lushtaku dhe Avdullah Hoti. Por, nëse ky i fundit refuzon, meqë nuk ishte i pranishëm në komision, në vend të tij do të jetë deputetja Duda Balje.

Komisioni po ashtu ka formuar edhe Grupin Punues për Hartimin e Planit Vjetor të Punës së Komisionit për Buxhet, Pune dhe Transfere./Insajderi.com