FOTO/ Ledina Çelo nuk ndal pozat seksi, këngëtarja tregon këmbët e tonifikuara dhe…

Ledina Çelo

Së fundmi, Ledina ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në “Facebook’ disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet mjaft joshëse. Këngëtarja ka pozuar e ulur pranë një dritareje, e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë blu, i cili ishte me një krah dhe i çarë në njërën anë.

VIDEO:

Ai i tregonte jo vetëm muskujt e barkut, por edhe këmbët e tonifikuara dhe pa celulit, për të cilat Çelo kujdeset shumë. Më herët ajo ka treguar se ushtrohet çdo ditë në shtëpi dhe se bën shumë kujdes me ushqimin për të qenë në super formë fizike.

Në fotografinë e dytë që publikoi, Ledina shihet me make up profesional dhe me flokë kaçurrela të kthyera në një anë. Artistja e kishte plotësuar look-un me një byzylyk dhe një palë taka të zeza. Ajo zbuloi gjithashtu se pushimet kanë mbaruar dhe se tashmë është rikthyer në Gjermani, ku po xhiron videoklipin e një kënge të re që do të sjellë së shpejti.

Fundjavën e kaluar, paparazzi i “Panorama Plus” e fotografoi këngëtaren së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët, në Palase. Ata po shijonin një shëtitje me një makinë plazhi.