Franca fiton testin e fundit para EURO 2020, Griezmann dhe Giroud vendosin ndeshjen

Franca ka shënuar fitore në ndeshje ndaj Bullgarisë me rezultat 3-0 në kuadër të miqësoreve që po zhvillohet para Euro 2020.

Francezët luajtën më mirë duke krijuar disa raste që në fillim të ndeshjes.

Por goli erdhi në minutën e 29-të kur Antoine Griezmann shënoi për 1-0 me një goditje të bukur akrobatike.

VIDEO:

Në minutën e 39-të Karim Benzema lëshoi fushën pasi ndjente dhimbje në këmben e djathë, duke e lënë nën ethe Francën.

Në pjesën e dytë Franca shënoi edhe dy herë tjera.

Ishte Olivier Giroud që u fut në lojë dhe gjeti rrjetën në dy raste.

Në minutën e 83-të, Benjamin Pavard pasoi te Olivier Giroud që shënoi për 2-0.

Sulmuesi shtatlartë shënoi edhe në minutën e 90-të për 3-0.

Franca shihet si favorit për të fituar në Euro 2020. /Telegrafi/

The post Franca fiton testin e fundit para EURO 2020, Griezmann dhe Giroud vendosin ndeshjen appeared first on Telegrafi.