Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli fejohet për herë të dytë

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është duke i munguar fushës prej më shumë se një muaji për shkak të një lëndimi të rëndë në gju.

Megjithatë, ai siç shihet po e shfrytëzon pushimin për t’u fokusuar më shumë në jetën private pas një ndryshimi të bërë së fundmi.

I njëjti bën të ditur se ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me partneren e tij të re, Dafina Hisenin.

VIDEO:

Arbër Zeneli (Foto: Instagram)

Këtë e ka njoftuar përmes disa fotografive që ka ndarë në rrjete sociale përkrah të dashurës e po ashtu edhe familjes së tij.

“I fejuar me dashurinë e jetës time”, ka qenë përshkrimi i imazheve të publikuara në Instagram.

Arbër Zeneli i pafat, këput përsëri ligamentet dhe pritet të mungojë shumë gjatë Arbër Zeneli i pafat, këput përsëri ligamentet dhe pritet të mungojë shumë gjatë

Fejesa e Zenelit vjen dy vite pas fejesës së tij të parë me Majlinda Hodën, me të cilën raportohet se është ndarë në janar të këtij viti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arber Zeneli (@azeneli10)

26-vjeçari nga ana tjetër është duke u shëruar pas një incidenti dhe si pasojë mungoi në ndeshjet e Kosovës në shtator për kualifikim në Kupën e Botës.

Ai thuhet se nuk pritet të rikthehet në fushë deri në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arber Zeneli (@azeneli10)

The post Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli fejohet për herë të dytë appeared first on Telegrafi.