Gabimet ndëshkohen, angazhimi nuk ishte i duhuri – ndihmëstrajneri i Llapit komenton humbjen nga Malisheva

Ndihmëstrajneri i Llapit, Andi Kulli, ka folur për humbjen e skuadrës së tij në përballjen ndaj Malishevës.

Skuadra nga Podujeva, e cila ishte në cilësinë e nikoqirit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pranoi tre gola dhe nuk e shënoi asnjë në sfidën e xhiros së katërt në BTK Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi akoma nuk ka fituar, ndërsa ka regjistruar dy barazime dhe dy humbje deri më tani. Sipas Kullit, gabimet ndëshkohen në futboll.

VIDEO:

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Ai e ka përmendur gabimin e portierit Marijan Coric që i kushtoi me golin e parë ekipit të tij, si dhe fajtor për humbjen e konsideron mosangazhimin e qind për qindtë të lojtarëve.

Malisheva me fitore bindëse ndaj Llapit Malisheva me fitore bindëse ndaj Llapit

Sidoqoftë, ai ka kërkuar durim duke thënë se po shikojnë kah e ardhmja. Ndërsa e ardhmja e afërt është java e pestë, në të cilën Llapi luan kundër Ballkanit. /Telegrafi/

The post Gabimet ndëshkohen, angazhimi nuk ishte i duhuri – ndihmëstrajneri i Llapit komenton humbjen nga Malisheva appeared first on Telegrafi.