Ganimete Abazi humb të afërmit e saj në aksidentin tragjik në Bullgari

Një tragjedi e ndodhur sot (e martë) ku humbën jetën 45 persona teksa po ktheheshin nga Turqia në Maqedoni, ka tronditur të gjithë.

Reagime të shumta për aksidentin tragjik kanë ardhur nga figura e personazhe të njohura në vend, të cilët shprehën ngushëllimet për jetën e humbura.

Ndërsa, një prej këngëtareve të njohura shqiptare, Ganimete Abazi, ka humbur familjarët e saj në këtë aksident.

VIDEO:

Foto: Ganimete Abazi/Instagram

Një familje që u shua në këtë tragjedi ishin pikërisht të afërm të saj, kështu ka bërë të ditur vet ajo në një postim në Instagram.

Kryefamiljari që humbi jetën me gruan dhe dy fëmijët binjakë ishte djali i tezës së këngëtares shqiptare.

Foto: Ganimete Abazi/Facebook

“Lajm i trishtueshëm, dhimbje e madhe”- artistët shqiptarë reagojnë pas aksidentit tragjik në Bullgari “Lajm i trishtueshëm, dhimbje e madhe”- artistët shqiptarë reagojnë pas aksidentit tragjik në Bullgari

“Dhimbje,trishtim,lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardh në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të desha si vëlla o Avni. Do të na mungoni shumë!

Pushoni në parajsë engjëjt e mi”, ka shkruar këngëtarja, e cila ndau dhimbjen me ndjekësit në rrjete sociale. /Telegrafi/

The post Ganimete Abazi humb të afërmit e saj në aksidentin tragjik në Bullgari appeared first on Telegrafi.