Ganimete Musliu fton qytetarët në protestë

Deputetja

Ditë më parë, banorët e rrugës “Muharrem Fejza” kanë paralajmëruar se këtë të enjten do të protestojnë për gjendjen e rrugës, gjegjësisht punimet në rrugë.

VIDEO:

Thirrjes për protestë iu është bashkuar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Madje, Musliu postoi një foto me mbishkrimin e protestës, orën dhe vendin e mbajtjes së saj. Ku në mënyrë publike u bëri thirrje qytetarëve që t’iu bashkëngjiten kësaj proteste.

Protesta do të filloi në ora 18:00 dhe do të mbahet tek rrethi që lidhë rrugën “B” me rrugën “Muharrem Fejza”.

Sipas banorëve të asaj rruge punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria e tyre është rënduar, madje edhe me reshjet e fundit, shumë shtëpi e kate përdhesë të ndërtesave janë përmbytur krejtësisht.

Kujtojmë që deputetja Musliu zgjodhi një mënyrë interesate për t’ia uruar festën e Bajramit, kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti

Urimit të saj, Musliu ia bashkangjiti edhe një video ku shihet një grumbull i mbeturinave nga rruga “Muharrem Fezja” në kryeqytet.