Gazetari i njohur grek shpërfaq racizmin: Kush kapet me armë dihet që është shqiptar

Nikos Evangjelatos

Gazetari i njohur grek, Nikos Evangjelatos ka bërë një deklaratë raciste ndaj shqiptarëve.

VIDEO:

Ndërsa po lexonte ‘live’ raportet e policisë, mes të cilave edhe kapjen e një shqiptari me armë, gazetari provokoi zemërimin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale kur tha se “kush kapet me armë dihet që është shqiptar”.

Madje, ai tha se “kjo është krejt e zakonshme që të kapet me armë përderisa ai është shqiptar”.

Pas kësaj deklarate, gazetari u kritikua për qëndrimet e tij raciste, shkruajnë mediat greke.