Gazetari nga Shkupi jep detaje për aksidentin tragjik

<!–

–>

VIDEO:

Po dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik në Bullgari.

Gazetari nga Shkupi, Zekirja Mexhiti, në një lidhje direkte për emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka dhënë informacione në lidhje me aksidentin tragjik në Bullgari, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se familjarët e pasagjerëve janë edhe më tej në ankth e të shqetësuar.

Sipas tij, gjatë ditës ata kanë shkuar para Agjencisë së “Besa Trans”, ku edhe janë parë në gjendje të rëndë.

Përndryshe, ai ka treguar se para pak çasteve Prokuroria Bullgare ka bërë të ditur se brenda 5 ditëve do të grumbulloj raportin e plotë në lidhje me shkaqet që kanë quar te tragjedia.

“Në orën 5 të mëngjesit është informacioni paraprak fillestar në mediat bullgare për këtë tragjedi kaq të madhe, pastaj siç dimë është zhvilluar ngjarja, kanë vijuar zhvillimet e ditës, ndërsa familjarët edhe në këto momente që po flasim mund të themi se janë në ankth, të shqetësuar e të mërzitur. Unë kam qenë gjatë ditës edhe para Agjencisë “Besa Trans”, kemi parë familjarë, të afërm të viktimave të cilët kanë qenë në një situatë tepër emocionale, tepër të rëndë”, ka shtuar ai.