Gerard Pique rikthehet në stërvitje te Barcelona

Gerard Pique është rikthyer te Barcelona pas lëndimit që kishte, raporton Mundo Deportivo.

Ish-reprezentuesi i Spanjës kishte filluar të stërvitej ngadalë, derisa tani është rikthyer në qendrën stërvitore kryesore të skuadrës katalunase.

VIDEO:

Një lëndim në gju e la jashtë fushe mbrojtësin për ca kohë, mirëpo ai tani është i gatshëm që të ndihmojë ekipin për ndeshjet e mbetura.

Pique pritet që të luajë kundër Real Valladolidit në fundjavë, në kuadër të La Ligës.

Ai pësoi një goditje të rëndë në takimin ndaj Atletico Madridit në nëntor të vitit të kaluar, duke bërë që ai të rikthehej në shkurt, mirëpo nuk ishte sërish i gatshëm.

Kështu, mbrojtësi qendror është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm të ndihmojë Ronald Komenain në ligë dhe në Kupën e Mbretit. /Telegrafi/

The post Gerard Pique rikthehet në stërvitje te Barcelona appeared first on Telegrafi.