Gërvalla: Kërcënimet e Vuçiqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin

Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në twitter, ka thënë se kërcënimet e Vuciqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin, shkruan Express.

VIDEO:

Gërvalla tha se Rusia dhe Serbia po e destabilizojnë Ballkanin në vazhdimësi dhe këtë cështje duhet ta trajtojë qartë BE-ja dhe vendet anëtare të NATO-së.

Tutje, Gërvalla tha se për herë të parë që nga vitet 90’ta, ekziston rreziku real që kërcënimet e Putinit dhe Vuciqit të prodhojnë luftë në Ballkan.

“Mbledhja e ministrave në Zagreb: Vazhdimi i destabilizimit të Ballkanit nga Rusia dhe Serbia, ka nevojë të trajtohet qartë nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të NATO-s. Kërcënimet e Vuciqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin dhe Bashkimin Evropian, për herë të parë që nga vitet e 90’ta”, shkruan Gërvalla.