Gërvalla: Me Vetëvendosjen më bashkoi lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gervalla, deklaroi se lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar është pika kryesore që e ka bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gërvalla e cila ka garuar për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje tha se duhet “ta çlirojnë” vendin nga korrupsioni.

VIDEO:

“Mandatin e kemi marrë kryesisht për një detyrë, është detyra ta çlirojmë shtetin nga krimi e korrupsioni. Është problemi kryesor që e mban këtë vend të stagnuar. Kjo temë na ka bashkuar në këtë iniciativë të përbashkët”, tha ajo në Desk.

Ajo shtoi se me Qeverinë e re do të vërehet sundimi i ligjit.

“Sundimin e rendit dhe ligjit do ta vërejnë qytetarët shumë shpejt. Do ta shohin që kjo Qeveri është e përkushtuar pikërisht në këtë pike”, tha ajo. /Insajderi.com