Gërvalla: Në zgjedhjet komunale Lista Vjosa hyn si subjekt politik

Kandidatja e VV-së

Donika Gërvalla kandidate për deputete nga iniciativa e Vjosa Osmanit, ka thënë se në zgjedhjet komunale do të garojnë si subjekt politik.

VIDEO:

Ajo insiston se iniciativa e nisur nga Osmani do të vazhdojë si subjekt në vete, duke mos lënë mundësi që kjo iniciativë mund të shkrihet në një parti në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në DESKU të KTV-së, Gërvalla tha se do ta legalizojnë çështjen e listës së tyre për të vendosur nëse do të vazhdojnë si iniciativë apo si parti politike.

“Kemi një pajtim se do ta legalizojmë çështjen e listës sonë, që fillimisht ka hyrë vetëm si listë votuese por do shndërrohet si subjekt i mirëfilltë, a do mbetet iniciativë apo parti politike do vendoset më tej sepse janë disa aspekte teknike që duhet t’i vlerësojmë. Vendimin e kemi marrë që do hymë si subjekt politik i mirëfilltë në zgjedhjet e ardhshme komunale”, ka thënë Gërvalla. https://www.youtube.com/embed/ORjzuXUgXo8