Gjatë javës së kaluar, mbi 1 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë

<!–

–>

VIDEO:

Mbi 1 mijë të infektuar me virusin korona gjatë javës së kaluar në Kosovë.

Gjendja epidemiologjike në Kosovë duket se është përmirësuar.Kjo vërehet nga shifrat e të infektuarve, gjatë javës së kaluar.Që nga e hëna (26 prill) deri më dje (2 maj), janë raportuar 1493 raste me Covid-19.

Brenda kësaj periudhe kohore, si pasojë e infektimit me koronavirus kanë ndërruar jetë 54 persona.
Kosova aktualisht është pa vaksina kundër këtij virusi, pasi që kontigjenti i parë prej 24 mijë dozave është harxhuar.Kontigjenti prej 5 mijë vaksinave pritet të vije këtë të mërkure.

Kështu ka konfirmuar kryetarja e Komisionit për Shëndetësi e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
“Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë”.