Gjenden mbetje mortore në Klinë, në vendngjarje del Njësiti për të Zhdukur

Klinë

Në fshatin Pogragjë të Klinës janë gjetur sot disa mbetje mortore. Nga policia kanë deklaruar se është njoftuar edhe Njësiti për të Zhdukur.

VIDEO:

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se nuk dihet ende se për çfarë mbetje mortore bëhet fjalë, por Njësiti për të Zhdukur do të njoftojë nëse këto mbetje mortore janë nga lufta e fundit apo jo.

“Rreth orës 13:00, Policia e Kosovës në rajonin e Klinës është njoftuar se në një fshat saktësisht në Pogragjë të Klinës gjatë punimeve në kanalin e ujësjellësit është hasur në mbetje mortore. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje ndërsa është njoftuar Njësiti për të Zhdukur. Nuk dihet ende se saktësisht për çfarë mbetje mortore bëhet fjalë, por njësiti në fjalë do të njoftojë pastaj nëse janë nga lufta e fundit apo diçka e ngjashme. Mbetet të konstatohet nga ata”, ka deklaruar Gashi.