Gjendet i vdekur një person në oborrin e QKUK-së

QKUK

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

VIDEO:

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:55, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës.

“QKUK-Prishtinë, 17.06.2021-12:55.Është raportuar se në oborrin e QKUK-së është gjendur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.