Gjeneralët serbë ngushëllohen: Marrëveshja e Kumanovës nuk ishte kapitullim për Serbinë

<!–

–>

Ngushëllohen gjeneralët serbë: Marrëveshja e Kumanovës nuk ishte kapitullim për Serbinë.

VIDEO:

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës nuk ishte kapitullim për Serbinë.

Për më shumë se kaq, disa gjeneralë, admiralë e profesorë në Beograd po vazhdojnë të ngushëllohen duke thene se dokumenti në fjalë, bashkë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i mundësuan Serbinë në luftën e saj për ta mbajtur Kosovën si pjesë të këtij shteti.

Ky përfundim “i habitshëm” u nxor në përfundim të një konference që u mbajt në Beograd, dhe e cila u titullua “Agresioni i NATO-s në Republikën Federative të Jugosllavisë dhe Lufta e Re e Ftohtë”.

Atë e organizuan Forumi i Beogradit për një botë të barabartë dhe Klubi i Gjeneralëve dhe Admiralëve, në 22 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Presidenti i këtij klubi, gjenerali Milomir Miladinović ka thënë se pas gjithë këtyre viteve, e vërteta nuk është treguar në mënyrë komplete, ende.

“Ushtria jonë nuk kapituloi. Në burime të ndryshme amerikane thuhet se gjatë bombardimeve të vitit 1999, NATO humbi 36 avionë dhe 6 helikopterë. Këto të dhëna, fatkeqësisht, rrallë mund t’i gjeni nëpër medie”, ka thënë ai, njofton RTS, përcjell KlanKosova.tv.

Edhe profesori Dushan Prorokoviq ka thënë se Marrëveshja e Kumanovës, shikuar nga këndi teorik, është e “arritur e madhe e politikës serbe” dhe se falë këtij akti “është mundësuar mbajtja e ndikimit në Kosovë e Metohi dhe Bosnje e Hercegovinë”.

“Po të mos ishte Marrëveshja e Kumanovës nuk do të ishte Rezoluta 1244. Është e vërtetë që NATO korri fitore ndaj Jugosllavisë, por cfarë është ajo fitore?!!. Katër anëtare të saj ende nuk e kanë njohur të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës”, ka thënë ai. “Gjatë bisedimeve shteti ynë arriti shumë, ndërsa e kishte vetëm një argument – Perëndimi është lodhur nga luftimet dhe se nuk është gati për një invazion tokësor (në Kosovë)”.