Gjeneralmajori, shefi i Forcave Radio Inxhinierike ruse arrestohet për marrje të ryshfetit

Andrey Koban

Andrey Koban, Gjeneralmajor, shefi i Forcave Radio Inxhinierike ruse të Forcave Ajrore, u arrestua në një rast ryshfeti. Në Moskë, gjykata ushtarake arrestoi kreun e Trupave Radio Inxhinierike të Forcave Ajrore Ruse, gjeneralmajor Andrey Koban, në rastin e marrjes së ryshfetit, raportojnë mediat e pavarura ruse.

VIDEO:

Sipas hetuesve, Koban mori një ryshfet prej të paktën 5 milionë rubla (afër 60 mijë dollar) nga drejtori i përgjithshëm i Institutit të Kërkimeve të Radio Inxhinierisë Nizhny Novgorod. Andrey Zenkov, zëdhënës i Prokurorisë kryesore Ushtarake, tha se hetimi për rastin Koban sapo kishte filluar. “Deri më tani hetimet janë në fillim. Ndoshta më vonë, kur të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, do të shfaqen edhe cështje të tjera në këtë rast”, tha Zenkov.

Sipas mediave ruse, aktivitetet operative-kërkuese në çështjen ushtarake u kryen me pjesëmarrjen e oficerëve të FSB-së. Pas akuzave për korrupsion, Koban u hoq nga posti i tij. Në dhjetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Kemerovë të Ruisë po ashtu dënoi ish-kreun e departamentit rajonal të Komitetit Hetues, Sergei Kalinkin, me 10 vjet burgim në një rast zhvatjeje.

Siloviku akuzohej për tre nene – për marrje ryshfeti të madh, për shpërdorim detyre dhe për zhvatje. Sipas hetuesve, Kalinkin, së bashku me të pandehurit e tjerë në këtë rast, zhvatën aksione nga Anton Tsygankov, pronari i minierës së qymyrit të Kemerovës Inskoy Mine, në këmbim të përfundimit të çështjes penale për abuzimet në ndërmarrje.