Gjermania e Franca bëjnë thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë së re

Dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca kanë kërkuar formimin e shpejtë të Qeverisë së re së Kosovë, si dhe zgjedhjen e presidentit, pasi të formalizohen rezultatet, njofton Insajderi.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe Ambasada e Francës në Kosovës, kanë thënë se Gjermania e Franca janë të gatshme të përkrahin vazhdimin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë në drejtim të integrimit evropian të dy vendeve.

VIDEO:

Dy vendet kanë uruar LVV-në, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Gjermanie e Franca urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje në formimin e shpejt të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, pasi rezultatet të finalizohen.

Gjermania dhe Franca me padurim presin ta përkrahin një agjendë ambicioze të reformave, përfshirë forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”, ka shkruar ambasadori Rohde në llogarinë e tij në Twitter./Insajderi.com