Gjithçka gati, Jeff Bezos dhe ekuipazhi i Blue Origin përgatiten të ‘shpërthejnë’ në hapësirë

Jeff Bezos është vendosur të shkojë “në buzë të hapësirës” këtë pasdite në fluturimin e parë me ekuipazh të raketës nën orbitale New Shepard të Blue Origin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miliarderi i Amazon do të shoqërohet nga vëllai i tij Mark, astronautja 82-vjeçare Wally Funk dhe klienti i parë i kompanisë, adoleshenti holandez Oliver Daemen.

VIDEO:

Duke folur para gazetarëve të hënën, Bezos tha se ai është ‘gati’ dhe jo nervoz, për udhëtimin dramatik.

Ai i tha CNN: “E di që do të më ndryshojë dhe jam i ngazëllyer për të zbuluar se si”.

Ekuipazhi do të fluturojë në lartësi mbi 100 mijë metra – më shumë se 20 km më shumë sesa udhëtimi i suksesshëm i Sir Richard Branson, me Virgin Galactic, javën e kaluar. /Telegrafi/

The post Gjithçka gati, Jeff Bezos dhe ekuipazhi i Blue Origin përgatiten të ‘shpërthejnë’ në hapësirë appeared first on Telegrafi.