Gjobiten 548 persona për mosrespektim të masave anti COVID

<!–

–>

VIDEO:

548 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 548 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

14 persona u arrestuan, tetë persona u dërguan në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 965 tiketa trafiku.