Gjykata liron nga akuza Shahadin e Sefer Hasanin lidhur me shpëlarjen e parave

Gjykata e Prishtinës

Gjykata e Prishtinës i ka shpallur të pafajshëm Shahadin e Sefer Hasanin.

VIDEO:

Gjykata konsideron që ka vlerësuar të gjitha provat dhe sipas tyre ka dalë në përfundim se të akuzuarit (babë e bir) nuk janë fajtorë për shpëlarje të parave.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Shahadin Hasani gjatë vitit 2015, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës e burimit të pasurisë së përfituar me aktivitet kriminal, i cili aktivitet ishte i ndërlidhur me veprën penale – narkotikët, dhe me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket si e ligjshme, me paratë të cilat i ka përfituar nga aktiviteti kriminal ka blerë një banesë në Prizren, me sipërfaqe 68 m2, në vlerë prej 59,600.00.

Të pandehurin Sefer Hasani, aktakuza e ngarkon se gjatë vitit 2015, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës e burimit të pasurisë së përfituar me aktivitet kriminal, i cili aktivitet ishte i ndërlidhur me veprën penale – narkotikët, dhe me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket si e ligjshme, ka blerë banesë sipas kontratës mbi bashkimin e mjeteve për ndërtimin në sipërfaqe prej 67.80 m2, me çmim në vlerë 44,070.00 euro, si dhe kompensim një veturë në vlerë 20,000 euro.