Gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 21-të në Superligë

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim që fokusi kryesor do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku të mërkurën zhvillohet përballja e rivalëve, Prishtina dhe Drita. Gjyqtari Tefik Maloku do ta ndajë drejtësinë në këtë sfidë.

Një tjetër sfidë e rëndësishme është ajo ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, ku gjyqtar kryesor do të jetë Dardan Çaka.

VIDEO:

Orari i javës së 21-të në Superligë, përballje gjigantësh në kryeqytet Orari i javës së 21-të në Superligë, përballje gjigantësh në kryeqytet

Derisa Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në Mitrovicë, në takimin ndërmjet Trepça ’89 dhe Llapi.

Të enjten luan Feronikeli dhe Drenica, ku gjyqtar është caktuar Selim Isufi, kurse të njëjtën ditë luajnë edhe Besa me Arbërinë, ku drejtësinë e ndan Mentor Ajeti.

Të gjitha takimet zhvillohen me fillim në ora 13:00. /Telegrafi/

(Foto: ffk-kosova.com)

The post Gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 21-të në Superligë appeared first on Telegrafi.