Gjyqtari anglez bëhet viral në rrjetet sociale – detyrohet ta tërheq kartonin e kuq nga Garmash pasi e kupton se ishte vetëm i pari i verdhë

Gjyqtari anglez, Anthony Taylor shpejt do të dëshirojë të harrojë një moment gjatë ndeshjes të së martës në Ligën e Kampionëve mes Dynamo Kyiv dhe Benfica, pasi veprimi i tij ka pushtuar tashmë rrjetet sociale.

Një ngjarje interesante dhe e pazakontë ka ndodhur të martën mbrëma gjatë një ndeshje të Ligës së Kampionëve të vlefshme për Grupin E.

Bëhet fjalë për takimin mes ukrainasve të Dynamo Kievit dhe portugezëve të Benficas që përfundoi me barazim 0-0.

VIDEO:

Është gjyqtari anglez, Anthony Taylor, i cili ka ‘vjedhur shfaqjen’ me një gabim të tijin që ka përfunduar si viral në rrjetet sociale.

42-vjeçari, i cili ka gjykuar në Ligën Premier për 10 vjet, i dha gabimisht lojtarit të Dynamos, Denys Garmash, kartonin e dytë të verdhë dhe e përjashtoi me të kuqin, edhe pse ai nuk kishte marrë karton më herë gjatë gjithë ndeshjes.

 

Garmash protestoi fuqishëm për pafajësinë e tij pasi iu dha kartoni i kuq në minutën e 80-të dhe disa momente më vonë, Taylor e përmbysi vendimin e tij pasi kuptoi se kishte bërë një gabim.

Gabimi i Taylor ngjalli shumë reagime në mediat sociale, pasi angleze ka bërë disa gabime të dukshme edhe në ndeshjet e Ligës Premier. /Telegrafi/

 

The post Gjyqtari anglez bëhet viral në rrjetet sociale – detyrohet ta tërheq kartonin e kuq nga Garmash pasi e kupton se ishte vetëm i pari i verdhë appeared first on Telegrafi.