Glauk Konjufca tregon pse u prishën raportet Rama – Kurti

<!–

–>

VIDEO:

Pse u prishën Rama e Kurti sipas Glauk Konjufcës.

Glauk Konjufca i VV’së ka folur në emisionin Pressing në T7 rreth raporteve në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama. A ndikoi pjesëmarrja e Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë në këtë raport?

Sipas Konjufcës raportet në mes të dy vendeve diktohen nga ndjekja e interesave nacionale.

“Për mos me dashtë Republika e Shqipërisë me lanë Albin Kurtin me votu nuk është dashtë me ja dhanë pasaportën. Është e drejtë elementare”, thotë Konjufca.

“Unë nuk mendoj se ka qenë fare problem kjo për Republikën e Shqipërisë dhe nuk mendoj që relacionet tona janë të tilla për atë punë. Unë mendoj se shumë më shumë relacionet tona i dikton rruga të cilën ne e ndjekim në interesat madhore nacionale. Ajo e dikton pastaj edhe raportin tonë por jo sepse Vetëvendosja e ka një degë në Shqipëri, jo pse Albin Kurti e ka pasaportën e Shqipërisë dhe sikur ai sikur plotë deputetë të Kosovës kanë qenë dhe kanë votuar atje. Ma merr mendja se kjo aspak s’bën problem për Republikën e Shqipërisë”, thotë Konjufca.

“Problem është kur ti del në konferencë për shtyp dhe kryeministrat janë në drejtime të kundërta sa i përket një projekti të madh rajonal. Atëherë dmth është problem’, shtoi Konjufca.