Goditi me mjete të forta punëtoren dhe i mori para nga arka, arrestohet e pastaj lirohet i dyshuari

Policia

Zyra për informim e policisë në Pejë ka bërë të ditur se më datë 20. 02 2021 pas një pune intensive  është arrestuar një persona i dyshuar (i mitur) për veprën penale grabitje, i cili është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe ne koordinim me prokurorin e shtetit i njëjti është liruar për shkak të moshës së tij, rasti shkon në procedurë të rregullt.

VIDEO:

 “Intenzivisht po punohet në kapjen e të dyshuarit dytë”, thuhet nga policia.

Më datë 16. 02. 2021, rreth orës 10:30, Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar nga QKMF-Deçan se kanë pranuar për tretman mjekësor një person e gjinisë femërore e cili kishte pësuar lëndime në kokë dhe pjesë tjera të trupit.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Stacioni Policor Deçan. Dyshohet se viktima ishte goditur me një mjet të fortë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ndërsa personat e dyshuar kanë arritur që nga arka ti marrin rreth dyqind (200) euro para të gatshme.

Pas një pune Operative nga ana e Hetuesve Rajonal  dhe Stacionit Policor Deçan, kanë arritur  të identifikojnë kryesit e veprës penale të cilët gjenden në arrati.

Intenzivisht po punohet në kapjen  e të dyshuarve.