Goli i Thiago Alcantaras ishte prej më të mirëve në Ligën e Kampionëve këtë sezon

Thiago Alcantara ka filluar të kthehej plotësisht në formë në ndeshjet e fundit, ndërsa kulmi i kësaj ishte ndeshja e sotme ndaj Portos.

Në ndeshjen e Liverpoolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër FC Porto, magjistari shtatshkurtër spanjoll hapi rezultatin në një goditje të jashtëzakonshme në fillim të pjesës së dytë.

Thiago goditin topin nga rreth 30 metra larg, që shkoi në këndin e poshtëm të portierit, duke e lënë në gjumë.

VIDEO:

Ky ishte një nga golat më i bukur në këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Goli duket më e bukur sa herë që e përsërit. Siç thuhet një fjalë në botën e futbollit, edhe po të ishin tre portierë mes shtyllave për Porton, asnjëri prej tyre nuk do të kishte arritur ta priste.

Ky është vetëm goli i dytë që spanjolli ka shënuar për Liverpoolin që nga bashkimi në verën e vitit 2020, i pari ishte në Ligën Premier kundër Southampton në maj.

Menjëherë pas goditjes së paharrueshme të Thiagos, ndeshjen e mbylli goli i Mohamed Salah. /Telegrafi/

The post Goli i Thiago Alcantaras ishte prej më të mirëve në Ligën e Kampionëve këtë sezon appeared first on Telegrafi.