Granit Cana në mbështetje të Fifit edhe nga jashtë: Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, në të mirë e në të keq

Ish-banori i Big Brother VIP, Granit Cana, po vazhdon ta ndjekë spektaklin më të famshëm në Shqipëri pavarësisht që u largua ditë më parë.

Siç edhe tregon kësaj radhe, Filloreta Raçi-Fifi është arsyeja që ish-futbollisti po qëndron para ekranit meqë bëri edhe një premtim publik.

Reagimi i tij duket të jetë bërë për shkak të ngjarjes së mbrëmshme në BBV, duke qenë se u alivanos Fifi pas një debati të ashpër me opinionisten Balina Bodinaku.

VIDEO:

Granit Cana (Foto: Instagram)

Ai ka bërë një postim në rrjete sociale, saktësisht në InstaStory duke thënë se qëndron gjithnjë pranë artistes, në të mirë e në të keq.

“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështirë”, u shpreh Cana.

Megjithëse bëri gati valixhet, Fifi nuk largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Megjithëse bëri gati valixhet, Fifi nuk largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Fifi dhe Graniti përndryshe kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë, për raportin e krijuar e po ashtu edhe për ngacmimet ndaj njëri-tjetrit.

Granit Cana dhe Fifi (Foto: YouTube)

Megjithëse nisën shkëndijat e para të tyre, dyshja theksuan se do të ngelin vetëm miq të mirë.

Fifi nga ana tjetër pas gjithë asaj që ndodhi mbrëmë kërkoi të largohet nga Big Brother VIP, por që pas një diskutimi u rikthye sërish. /Telegrafi/

Granit Cana dhe Fifi (Foto: YouTube)

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

The post Granit Cana në mbështetje të Fifit edhe nga jashtë: Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, në të mirë e në të keq appeared first on Telegrafi.