Granit Xhaka dëshiron të bashkohet me çdo kusht me Romën, kërkon nga Arsenali ta ul çmimin e kërkuar

Granit Xhaka thuhet se dëshiron të bashkohet me çdo kusht me Jose Mourinho te Roma, duke e shtyrë Arsenalin që ulë çmimin e kërkuar 17.5 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, negociatat po vazhdojnë mirë midis klubeve për shqiptarin.

Oferta e parë prej 15 milionë euro u refuzua, por thuhet se Topçinjtë kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre prej 25 milionë euro, duke e ulur shifrën te 17.5 milionë euro.

VIDEO:

Kjo do të thotë që hendeku mund të plotësohet me disa bonuse të lidhura me paraqitjet.

Xhaka po luan një rol kryesor në proces, duke e shtyrë Arsenalin ta lirojë që të punojë me Jose Mourinho në “Olimpico”.

28-vjeçari është nën kontratë deri në vitin 2023, ndërsa në klub është që nga viti 2016.

Ai ishte blerë për 45 milionë euro nga Borussia Monchengladbach. /Telegrafi/

The post Granit Xhaka dëshiron të bashkohet me çdo kusht me Romën, kërkon nga Arsenali ta ul çmimin e kërkuar appeared first on Telegrafi.