Greva në shëndetësi, Syla u kërkon falje pacientëve: Kryeministër të përgjërohem kthjelluni

<!–

–>

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla në një konferencë për media u ka kërkuar falje të gjithë pacientëve për grevën e mbajtur gjatë së enjtes në të gjithë sistemin shëndetësor.

VIDEO:

Ai ka bërë të ditur se greva e thirru për shkak të moszbatimit të Ligjit të Pagave, është respektuar nga të gjithë punonjësit shëndetësor.

Syla ka sqaruar se shërbime u janë ofruar të gjithë pacientëve që kanë qenë në gjendje emergjente.

“Pacientë të dashur iu kërkojnë falje që Qeveria Kurti për tetë orë na bëri që të ndahemi nga ju. Në 43 qendra shëndetësore, në 7 spitale regjionale, qendra të mjekësisë i janë përgjigjur 100% grevës. Ky është unitet tregon se jeni të bashkuar për kërkesat e tona legjitime”.“Janë punuar të gjitha rastet emergjente, siç është rasti i një fëmije në Kirurgjinë Torakale, nuk është lënë asnjë rast pa u punuar që ka qenë emergjent”.Syla i ka bërë thirre kreut të Qeverisë që të takohen për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre, duke shtuar se nuk janë të interesuar për trazira sociale.

Madje ai iu është lutur Kurti me fjalët “Zoti kryeministër të lutem të përgjërohem, të takohemi, kthjelluni dhe na ftoni në takim”. “Le të jetë ky mesazhi i fundit për Qeverinë, mos ta ndani prej pacientëve, mos ta shti me bo gjeste që nuk duam, nëse ju doni trazira sociale, ne do ta ruajmë shtetit tonë”.“Zoti kryeministër të lutem të përgjërohem, të takohemi, kthjelluni dhe na ftoni në takim”. Ai ka pohuar se për grevën kanë marrë mbështetje edhe nga sindikata ndërkombëtare.

“Kemi përkrahjen nga të gjitha sindikatat, po i dërgojmë mesazh Kurtit që të na ftojë për Ligjin e Pagave, në buxhet nuk është i ndarë buxheti për këtë ligj. Jemi përkrahur edhe nga ndërkombëtarët”.

Në përkrahje të mjekëve ka dal edhe SBAShK-u, ka bërë të ditur kryetari Rrahman Jasharaj. Ai tha se duhet të hapen dyert e dialogut për sindikatat nga Qeveria, raporton EO.

“Uroj që kjo grevë të jetë e fundit në të gjithë sektorët dhe të hapen dyert e dialogut”.]Edhe kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli tha se janë të interesuar që problemet të zgjidhen përmes dialogut.

“Me shqetësim po e përcjellim gjendjen, jemi të interesuar që të ulemi e të dilaogojmë. Ligji i pagave është shumë i rëndësishëm për neve.