Grimi i fundit i Christina Aguilera është thjesht i mahnitshëm

Një tjetër ditë, një tjetër moment bukurie e zjarrtë nga Christina Aguilera.

Muajt ​​e fundit, këngëtarja na ka dhuruar shumë ndryshime flokësh dhe disa pamje ikonike elegante.

Tani, Christina na ka dhuruar një tjetër moment epik në Instagram. Këngëtarja postoi foto të grimit të saj më të fundit ku përfshihej lëkura e theksuar, penel i trashë dhe qerpikët fals super të valëzuar.

VIDEO:

Por janë buzët e Christinas që ne nuk mund të ndalojmë së shikuari – në mënyrën më të mirë të mundshme.

Artisti i famshëm i grimit, Etienne Ortega, para se të përdorte një buzëkuq nude, nënvizoi buzët e saj me ngjyrë të errët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christina Aguilera (@xtina)

Për pjesën tjetër të pamjes së saj, Christina ka lyer sytë me ngjyrë të ftohtë që përputhet në mënyrë të përkryer me pjesën e sipërme të saj me stampim gjarpri – i cili vjen i kompletuar me doreza të ngjitura.

Në disa nga fotot, ajo ka vendosur edhe syze dielli të ngjashme me stampimin e gjarprit, të cilat janë asgjë më pak se ikonike. /Telegrafi/

The post Grimi i fundit i Christina Aguilera është thjesht i mahnitshëm appeared first on Telegrafi.