Gruas nga Podujeva ia thyen xhamin e veturës dhe ia vodhën dokumentet gjermane si dhe 230 euro

Policia

Një grua nga Podujeva ka raportuar se persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës dhe ia kanë vjedhur dokumenet personale dhe 230 euro.

VIDEO:

Hajnat i vodhën asaj një pasaportë të shtetit gjerman dhe një letërnjoftim të  shtetit gjerman.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:30.

Podujevë 01.04.2021 – 22:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të pa njohur ia kanë thyer xhamin e veturës së sajë me targa vendore dhe i kanë vjedhur një pasaportë të Republikës së Kosovës, një pasaportë të shtetit Gjerman, një letërnjoftim të  shtetit Gjerman dhe 230 (dy qind e tri dhjetë) €. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.