Grushta, shqelma, pamje nga rrahja masive mes dy grupeve të nxënësve në Gjakovë

Gjakovë

Një rrahje në mes dy grupeve të nxënëseve ka ndodhur në Gjakovë.

VIDEO:

Në pamjet e publikuara shihet se në përleshje janë përfshirë një numër i madh i nxënësve.

Për këtë rrahje kishin konfirmuar edhe Policia e Kosovës dy ditë më parë.

Sipas policisë përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që kishte ndodhur më 11 janar të këtij viti.

Nga përleshja disa prej tyre kanë pësuar edhe lëndime trupore.