Guardiola dëshiron transferimin e Kalvin Phillips

Manchester City ka nisur edicionin e ri në Ligën Premier, ku synimi i tyre është ta mbrojnë titullin e kampionit.

Por për ta bërë një gjë të tillë, Pep Guardiola e di se duhet ta përforcojë edhe më shumë skuadrën e tij.

Tekniku spanjoll ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të ketë transferime të reja në afatin kalimtar të janarit, kryesisht në repartin e mesfushës.

VIDEO:

Ylli anglez i Leeds United, Kalvin Phillips ka përfunduar në listën e dëshirave të Pep Guardiolës.

Raportimet e fundit në Angli thonë se City po përgatitë një ofertë për transferimin e lojtarit në Etihad Stadium gjatë janarit.

Mesfushori defensivë ka shkëlqyer me fanellën e Leeds, ku tani është titullar i padiskutueshëm te Kombëtarja e Anglisë.

Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin, derisa besohet se Leeds do ta lejoj largimin e tij nëse paguhet shuma prej 50 milionë eurove. /Telegrafi/

The post Guardiola dëshiron transferimin e Kalvin Phillips appeared first on Telegrafi.