Guardiola i kërkon drejtuesve të Man Cityt të nënshkruajnë me Haalandin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka kërkuar klubit të tij që të bëjë një përpjekje përfundimtare për të nënshkruar me qendërsulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Sipas një raporti në gazetën Diario AS, Guardiola e do me çdo kusht sulmuesin norvegjez në Etihad dhe këtë ia ka kërkuar tashmë zyrtarisht drejtuesve të Cityt.

Por, Haaland thuhet se ka udhëzuar agjentin e tij, Mino Raiola, që të arrijë një marrëveshje sa më shpejt që është e mundur me Real Madridin, ndërsa Barcelona gjithashtu është konkurrent serioz për transferimin e lojtarit.

Laporta i bindur se Barcelona do të nënshkruaj me Haalandin në verë Laporta i bindur se Barcelona do të nënshkruaj me Haalandin në verë

VIDEO:

Megjithatë, Real Madridi nuk ka fuqinë financiare për të hyrë në një luftë ofertash me një klub kaq të pasur si City, dhe nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë me Haaland nëse nuk çlirojnë më shumë fonde nga fatura e tyre e ngarkuar e pagave.

Gareth Bale, Marcelo dhe Isco pritet të bëhen të gjithë lojtarë të lirë gjatë verës dhe largimet e tyre do të çlirojnë hapësirë ​​të mjaftueshme financiare për të nënshkruar me Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain. Por, kjo nuk do të mjaftojë për Haaland.

Barcelona po punon në prapaskenë - por Haaland e do kalimin te Real Madridi Barcelona po punon në prapaskenë – por Haaland e do kalimin te Real Madridi

Fuqia e interesimit të Guardiolës është gjithashtu një problem për Real Madridin. Katalunasi ka humbur Sergio Agueron dhe Ferran Torres brenda disa muajsh, me Gabriel Jesus të vetmin numër nëntë të pastër në klub.

Në anën tjetër, Los Blancos shpresojnë që dëshira e Haaland për të luajtur në Santiago Bernabeu do të jetë më e madhe se financat e marrëveshjes dhe për këtë pritet një verë e nxehtë. /Telegrafi/

The post Guardiola i kërkon drejtuesve të Man Cityt të nënshkruajnë me Haalandin appeared first on Telegrafi.