Guardiola ka tre emra në mendje për të zëvendësuar Agueron në sulmin e Cityt

Manchester City ka vendosur që të mos paraqesë asnjë ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, në fund të këtij sezoni, njofton Insajderi.

“Qytetarët” nuk do të mundohen ta bindin kapitenin e katalanasve, në skadencë kontrate në “Camp Nou”, për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij këtë verë, gjë që e provuan ta bënin në fillim të këtij sezoni, por pa sukses.

VIDEO:

Barça vendosi veton dhe nuk e lejoi të largohej pa shlyer vitin e fundit të kontratës. Anglezët do përpiqen që ta zëvendësojnë golashënuesin e tyre më të mirë, Sergio Agueron, pas konfirmimit të largimit të tij në fund të sezonit dhe duan një tjetër sulmues kalibri. Emrat e përmendur në listën e Guardiolës janë Erling Haaland, Harry Kane dhe Romelu Lukaku.

Sipas “Sport”, zgjedhja e Cityt për të mos tentuar më për Messin vjen edhe për shkak se drejtuesit e rinj të Barcelonës kanë lëshuar sinjale se e ardhmja e “Pleshtit” pritet të vazhdojë të jetë klubi spanjoll dhe City nuk dëshiron që të humbasë kohë, duke e spostuar vëmendjen në objektiva më konkrete. Përveç bomberit të Tottenhamit, Harry Kane dhe atij të Interit, Romelu Lukaku, dëshira e parë e Pep Guardiolës mbetet Erling Haaland. /Insajderi.com