Gucati vizitohet nga mjeku dhe merr barna shtesë në Hagë, avokati tregon gjendjen e tij

<!–

–>

VIDEO:

Gucatit i jepen barna shtesë në Hagë dhe vizitohet nga mjeku.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ndryshe nga dje, sot do të marrë pjesë në seancën në Speciale.

Avokati i tij ka njoftuar se Gucati ka marrë barna shtesë si dhe ka vizituar mjekun, shkruan lajmi.net

“Mori barna shtesë, vizitoi mjekë dhe një infermiere do të kujdeset për të. Nëse i krijohen dhimbje sot, ai do të njoftojë trupin gjykues. Atij i janë dhënë udhëzime nga unë që ta bëj këtë gjë”, ka thënë avokati.

Pas pak ndërkaq do të vazhdojë dëshmia e nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj