Guvernatori i BQK-së: Qeveria e re ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të ketë focus zhvillimin ekonomik, njofton Insajderi.

Siç deklaron Mehmeti, sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

“Sektori bankar është mirë i kapitalizuar dhe likuid. Ky sektor e ka ndihmuar shumë ekonominë edhe gjatë kohës së pandemisë. Bankat kanë dhënë kredi mbi 1,5 miliardë euro gjatë pandemisë, kemi reni të normave të interesit bankar dhe kjo ka ndihmuar shumë. Ky sektor ka kapacitet të luan rol kyç për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë”, tha ai në RTK.

VIDEO:

Mehmeti tha se në Kosovë edhe kreditë e këqija janë të vogla.

“Kreditë jo performuese janë në nivel mjaft të ulët, edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 për qind”, tha ai.

Sipas tij një sektor financiar stabil krijon mundësi që të përballojmë problemin me pandeminë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, foli edhe për diasporën.

“Vizita e diasporës në Kosovë paraqet një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit, vetëm shpenzimet jo-rezidente që ne i konsiderojmë që kryesisht realizohen prej bashkatdhetarëve tanë, kemi një rënie diku rreth 52.9 përqind krahasuar me vitin 2019, pra të shpenzimeve jo rezidente të realizuara në Kosovë që kanë arritur në vlerën 589.7 milionë euro. Ndërkaq, një vit më herët ka qenë 1.2 miliard euro”, tha ai.

Sipas Mehmetit remitencat vjet arritën vlerën afër 1 miliard euro. Ai vlerësoi se nëse shkojnë punët mirë me vaksinim, atëherë rritja ekonomike në fund të vitit do të jetë 4%. /Insajderi.com