Haaland i gatshëm të largohet nga Dortmund, por i frikëson skuadrat e interesuara me kërkesat e larta financiare

Erling Haaland është sulmuesi i momentit në top kampionatet evropiane të futbollit.

Sulmuesi i talentuar norvegjez vazhdon të shënojë çdo javë gola fantastik me Borussia Dortmundin, derisa vlera e tij ka vetëm ngritje.

Gjiganti gjerman mund ta shesë yllin e tyre këtë verë për një shumë mbi 100 milionë euro, pasi që nga viti 2022 lojtarit i aktivizohet një klauzolë e cila e lejon atë të largohet për 70 milionë.

VIDEO:

20-vjeçari duket se është gati të largohet në drejtim të një ekipi më të madh, pasi Chelsea, Manchester United, Manchester City, Barcelona e Real Madrid janë vënë pas tij.

Por duket se kërkesat e Haaland dhe të menaxherit të tij Mino Raiola i kanë frikësuar ekipet e interesuara për të.

The Sun ka raportuar se norvegjezi ka kërkesa të mëdha financiare, pasi dëshiron pagë javore mbi 300 mijë euro.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, klubet që e kanë kontaktuar Mino Raiolan janë njoftuar se për të nënshkruar me lojtarin duhet ta bëjnë gati një kontratë pesë vjeçare me një pagë vjetore prej 18 milionë eurove në sezon për norvegjezin, plus bonuse të ndryshme.

Haaland është njëri nga më të mirët në botë, por paga prej 18 milionë eurove në sezon për një lojtar të ri vlerësohet si shumë e lartë.

Gjithsesi ajo skuadër që e do lojtarin duhet t’ia plotësojë kërkesat financiare edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

Reprezentuesi norvegjez ka zhvilluar 25 ndeshje këtë sezon me fanellën verdhezi ku ka shënuar 27 gola dhe ka bërë shtatë asistime. /Telegrafi/

The post Haaland i gatshëm të largohet nga Dortmund, por i frikëson skuadrat e interesuara me kërkesat e larta financiare appeared first on Telegrafi.