Hajnat vjedhin pistoletë dhe stoli ari në një shtëpi në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyr dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një pistoletë për të cilën kishte leje, dhe stoli ari, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:15 në Podujevë.

VIDEO:

Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyr dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një pistoletë për të cilën kishte leje, dhe stoli ari. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com