Haki Abazi emërohet kryetar i komisionit për mbikëqyrje të punës së Donika Gërvallajt

Deputeti

Deputeti Haki Abazi do të mbikëqyr punën e bërë nga ministrja Donika Gërvalla në ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

VIDEO:

Haki Abazi që ka shërbyer si zv.kryeministër në Qeverinë Kurti I, nuk ka marrë asnjë post ekzekutiv në qeverinë e re Kurti II.

Ai mori fare pak vota, dhe mezi ia doli të siguronte një ulëse deputeti mes 58 deputetëve të tjerë të partisë së tij.

Ish shefi i fondacionit “Rockefeller” për Kosovë, megjithatë do të mbikëqyr punën e një komisioni shumë të rëndësishëm parlamentar.

Zëvendës i Haki Abazit në këtë komision do të jetë Xhavit Haliti, ndërsa zëvendës i dytë Branislav Nikoliq.

Avni Dehari do të jetë anëtar bashkë me Dimal Bashën, Gazmend Gjyshincajn, Fitore Pacollin, Ardiana Musliu Shoshin, Arben Gashin dhe Time Kadriajn.