Hans Flick kërkohet nga Juventus dhe Tottenham

Hans Flick njoftoi se do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit, teksa ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij, njofton Insajderi.

Prej kohësh thuhet se tekniku bavarez, do të marrë drejtimin e Gjermanisë, pas largimit të Joachim Low, megjithatë ende nuk është zyrtarizuar kjo lëvizje.

VIDEO:

Sport1” në Gjermani, shkruan se në gjurmët e trajnerit Flick janë dy skuadra. Juventusi që e ndjek prej kohësh, por kjo duket shumë e vështirë për t’u arritur dhe së fundmi Tottenhami. Londinezët janë në kërkim të një zëvendësuesi dhe Flick është një nga pëlqimet e mëdha të drejtuesve për stolin.

Megjithatë raporti i sipërpërmendur shkruan se trajneri gjerman tashmë e ka vendosur të ardhmen dhe do të marrë drejtimin e Gjermanisë, me zyrtarizimin që pritet në ditët e ardhshme. /Insajderi.com