Hapja e aplikimit për pagesën e lehonave dhe fëmijëve, përkrahja e familjeve me kredi konsumuese dhe vendimi për subvencionimin e fermerëve – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Vendimi për dhënien e 10 milion eurove për përkrahjen e familjeve me kredi konsumuese, hapja e aplikimit për pagesën për nënat lehona e fëmijët dhe fillimi i afatit për subvencionimin e fermerëve, ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndajë 10 milionë euro për mbështetje të likuiditetit familjar në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë paraqitjes së këtij propozimi ka thënë se me anë të masës 3.6, familjet do të subvencionohen me kredi konsumuese.

“Përmes këtij vendim-propozimi, Ministria e Financave propozon ndarjen e 10 milionë eurove për zbatimin e masës 3.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht mbështetja për likuiditetin familjar”, ka njoftuar Murati, shkruan Telegrafi.

Ai ka thënë se janë takuar me akterët e interesit dhe se shumë shpejtë do të nis zbatimi i kësaj mase.

“Me anë të kësaj mase mbështesim amvisërinë pra familjet duke u subvencionuar me kredi konsumuese ashtu që ta kenë sa më të lehtë përballimin e shpenzimeve sezonale. Mjetet e ndara për këtë masë merren nga Programi i Ringjalljes Ekonomike. Kemi filluar takimin me akterë të interesit lidhur me operimin dhe racionalizmin e kësaj mase, andaj pritet që shumë shpejtë zbatimi dhe subvencionimi i saj”, ka thënë ai.

Ndahen 10 milionë euro, familjet do të subvencionohen me kredi konsumuese Ndahen 10 milionë euro, familjet do të subvencionohen me kredi konsumuese

VIDEO:

Murati është shprehur se do të mbështetet 10 për qind e kredisë konsumuese.

“Me anë të kësaj do të subvencionohet 10 për qind e vlerës së kredisë konsumuese. Gjatë ditëve në vijim do t’i shpallim kriteret e aplikimit. Më lehtë do ta kenë ata që i kanë të formalizuara vendet e punës. Duke e ditur që një pjesë e punëtorëve nuk është e formalizuar apo paraqitur në Administratën Tatimore, ne kemi prezantuar masat e tjera mbështetëse për të ndihmuar formalizimin siç është masa 1.2”, është shprehur Murati.

Po ashtu, ditë më parë, ishin marr disa vendime që kanë të bëjnë për ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga COVID-19, ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor dhe ndihmë për lehonat.

Pas vendimit për shtesat, Murati ka treguar detajet lidhur me aplikimin për nënat lehona dhe fëmijët.

Ai ka treguar se të drejtë në këtë pagesë do të kenë edhe lehonat e punësuara edhe ato që figurojnë si të papuna.

“Pagesat për lehona do të ofrohen për të gjitha gratë që janë mbi 18 vjeç, shtetase të Republikës së Kosovës e që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht e këtij viti e tutje. Pagesa bëhet për dy kategori. Pagesa bëhet për lehonat e papunësuara, ato që na ATK figurojnë si të papunësuara në 12 muajt e fundit para datës së lindjes për të cilat mbështetja do të jetë në vlerën e pagës minimale për 6 muaj”, ka treguar ai.

“Po ashtu për ato të punësuarat janë për tre muaj, kjo është si shtesë, e asaj që tashmë e marrin. Lehonat e punësuara mund të aplikojnë për masën edhe nëse paguhen nga ajo që tashmë u takon sipas Ligjit”, ka shtuar ai.

Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve dhe pagesën e lehonave Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve dhe pagesën e lehonave

Sipas Muratit, shtesat e fëmijëve do të nisin qysh tani.

“Shtesat për fëmijë do të fillojnë të ndahen qysh tani, siç e dini 0 deri në 24 muaj, do të jenë me vlerë 20 euro. Për mbi 24 muaj deri në 16 vjeç janë 10 euro. Nga data 1 shtator hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve që kanë lindur nga 1 janari 2020 e tutje. Pra të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2020 dhe 2021. Kurse nga 1 janari i vitit të ardhëm, do të fillojë aplikimi për ata që kanë lindur nga viti 2018 e tutje, e kështu me radhë deri në korrik i vitit 2023, deri në moshën 16 vjeçare”, është shprehur Murati.

Përfitues i shtesave në këtë rast është nëna. Numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve.

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka hapur periudhën e aplikimit për subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2021, MBPZHR-ja ka ndarë një buxhet prej 21 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 28 shtator 2021.

MBPZHR thotë se ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elb, thekër, tërshërë, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi qumështore, për bletë, pula vojse, thëllëza, për dosa për riprodhim, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit, për sektorin e akuakulturës, për viça për majmëri.

Po ashtu, sivjet do të ketë pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht, pagesa direkte për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave te mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit, për sipërfaqet e mbjella me perime, për prodhimtarinë organike, për bimët mjekësore dhe aromatike.

Në kuadër të këtij programi, sivjet do të ketë edhe pagesa direkte për Primin e Sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit dhe arrës, si dhe Primin e Sigurimit bujqësor tradicional për kulturën bujqësore të mollës – pemishtet intensive, kulturën e specit – kultivimi intensiv dhe rrushin e verës.

Ministria e Bujqësisë: Deri më 28 shtator fermerët mund të aplikojnë për subvencione Ministria e Bujqësisë: Deri më 28 shtator fermerët mund të aplikojnë për subvencione

Për sa i përket lajmeve ndërkombëtare, El Salvador dhe Ukraina bëhen dy vendet e para që kanë legalizuar përdorimin e Bitcoint si mjet pagese.

Presidenti Nayib Bukele ka treguar se vendi kishte blerë një total prej 400 Bitcoin, hapi i parë në një shtytje më të madhe për të shtuar monedhën dixhitale në bilancin e saj.

Qeveria e Salvadorit shpreson se do të rrisë përfshirjen financiare në një vend ku rreth 70 për qind e qytetarëve nuk kanë qasje në shërbimet tradicionale financiare.

Edhe Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një Ligj që legalizon dhe rregullon përdorimin e Bitcoinit në vend.

Projektligji i hartuar në vitin 2020 u miratua me një total prej 276 ligjvënësish që e mbështetën ligjin dhe vetëm gjashtë prej tyre ishin kundër tij. Qëllimi kryesor pas këtij miratimit të Ligjit është që japë sqarime mbi aktivin dhe të mbrojë ata që zotërojnë këtë kriptovalutë, pasi më parë nuk ishte i paligjshëm në vend. /Telegrafi/

The post Hapja e aplikimit për pagesën e lehonave dhe fëmijëve, përkrahja e familjeve me kredi konsumuese dhe vendimi për subvencionimin e fermerëve – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi appeared first on Telegrafi.